44 raste të reja me koronavirus, ku janë të infektuarit gjatë 24 orëve të fundit

schedule11:02 - 11 Qershor, 2020

schedule 11:02 - 11 Qershor, 2020

Vijon të rritet ndjeshëm numri i të infektuarve nga koronavirusi në vend. ISHP njoftoi sot për 44 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit duke e çuar në 1 385 numrin total të të prekurve gjatë 24 orëve të fundit.

Gjatë 24 orëve të fundit kemi përkatësisht 22 raste në Tiranë, 6 në Krujë, nga 4 raste në Durrës, Kamëz, Shkodër, 2 raste në Lushnje dhe nga 1 rast në Vlorë, Elbasan.

Lexo edhe:  Prej 6 ditësh në terapi intensive, ndërron jetë pacienti te Infektivi

ISHP njofton se rastet e konfirmuara janë kontakte të rasteve pozitive por edhe shume raste të reja që janë në hetim në Shkodër, Elbasan, Vlorë.

Nga 40 personel shëndetësor të testuar kanë rezultuar pozitivë 9 prej tyre, të gjitha kontakte, ndërsa janë shëruar 21 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve mbi 1 mijë që nga fillimi i epidemisë.

Raportohet se mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë në spitalin infektiv një pacient 59 vjeçar nga Lushnja, i shtruar prej 6 ditësh në terapi intensive, i konfirmuar me Covid19.

59-vjeçari vuante nga Kardiomiopati e dilatuar, sëmundje renale kronike, diabet mellitus, anemi.

STATISTIKA

Testime totale 19562
Raste pozitive 1385
Raste të shëruara 1001
Raste Aktive 349
Humbje jete 35 (Qarku Tiranë 21, Durrës 6, Fier 4, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë 211
Shkodër 42
Krujë 32
Kamëz 23
Durrës 16
Mat 9
Lushnje 5
Tropojë 2
Korçë 1
Librazhd 1
Mallakastër 1
Lezhë 1
Pukë 1
Berat 1
Ura Vajgurore 1
Vlorë 1
Elbasan 1

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!