Rritet numri i viktimave nga Covid, humbin jetën 3 persona

schedule16:14 - 12 Gusht, 2020

schedule 16:14 - 12 Gusht, 2020

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë kanë humbur jetën 3 persona duke e çuar në 208 numrin e personave që kanë humbur jetën.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se fatkeqësisht betejën me këtë sëmundje e ka humbur një 65 vjeçar nga Elbasani dhe dy qytetarë nga Tirana, një 66 vjeçar dhe një 76 vjeçare.

LEXO EDHE:Rekord rastesh të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit

Ndërkohë gjatë orëve të fundit është shënuar rekord i rasteve të reja me Covid duke e çuar në 141 numrin e të prekurve në vetëm 24 orë, duke e çuar në 6817 numrin e përgjithshëm të të infektuarve.

COVID-19 – Statistika (12 Gusht 2020)
Testime totale 47676
Raste pozitive 6817
Raste të shëruara 3552
Raste Aktive 3057
Humbje jete 208 (Qarku Tiranë 102, Shkodër 33, Durrës 30, Fier 10, Elbasan 8, Korçë 6, Lezhë 5, Kukës 5, Vlorë 5, Dibër 2, Berat 1, Gjirokastër 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 1678
Durrës 367
Shkodër 263
Fier 126
Lezhë 119
Vlorë 115
Korçë 102
Kukës 91
Elbasan 73
Berat 51
Dibër 39
Gjirokastër 33. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!