Rritet numri i rasteve të reja me Covid-19 në Shqipëri: Sa u regjistruan orët e fundit

schedule11:17 - 13 Prill, 2020

schedule 11:17 - 13 Prill, 2020

Janë shënuar 21 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit në Shqipëri, duke e çuar në 467 numrin e të prekurve në total.  Sipas ISHP dje janë testuar 193 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 21 raste të reja me COVID-19, nga të cilët 1 personel shëndetësor dhe dy fëmijë asimptomatikë.

Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë me 6 raste. Ndërkohë vatër e nxehtë vijon të jetë Shkodra, ku janë konfirmuar 13 raste të reja në Shkodër.

Po ashtu në Durrësështë shënuar  një rast i ri, si edhe Hasi ka një tjetër rast të ri. Rastet e identifikuara në 24 orët e fundit janë kontakte të rasteve të mëparshme të prekura me COVID-19, ndërkohë që vazhdon procesi hetimit epidemiologjik në terren.

Në shërbimin infektiv aktualisht janë 43 të shtruar. 7 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa 2 prej tyre janë të intubuar. Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 9 pacientë të shtruar. 7 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa 5 prej tyre janë të intubuar.

https://youtu.be/vfQfmhonAlU

Deri në këto momente janë testuar 4070 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 467 raste.

Sakaq, janë 23 persona që kanë humbur jetën nga koronavirusi në Shqipëri. Ndërsa, gjatë 24 orëve të fundit, 15 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 232.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive:

– Tiranë           221 raste

– Durrës           42 raste

– Lushnje         6 raste

– Elbasan         15 raste

– Fier                32 raste

– Kavajë           8 raste

– Rrogozhinë    4 raste

– Korçë             17 raste

– Vlorë              5 raste

– Shkodër          70 raste

– Lezhë             14 raste

– Berat              2 rast

– Has                13 raste

– Krujë             6 raste

-Tropojë          4 raste

– Pukë              5 raste

– Mirditë           3 raste

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!