Gjatë mesditës së sotme BBC raportoi rrëzimin e një avioni me 83 pasagjerë në jug-lindje të Afganistanit, në një zonë të kontrolluar na talebanët.
BBC raportoi fillimisht së bëhej fjalë për një avion të Ariana Afghan Airlines, por kompania mohoi gjithçka duke theksuar se dy avionët e saj që kishin qenë në fluturim në atë orë kishin mbërritur me sukses në destinacion, raporton abcnews.al.
Por, nuk zgjati shumë se lajmi mori rrjedhë tjetër.
Video #American aircraft shutdwaned in #Ghazni #Afghanistan pic.twitter.com/2Wm9pImtBi
— Tariq Ghazniwal (@TGhazniwal) January 27, 2020
Banorë lokalë të zonës Deh Yak në Afganistan ku u rrëzua avioni filluan të publikojnë në rrjetet sociale pamje nga aksidenti duke zbuluar detaje të rendësishme mbi ngjarjen që tashmë është kthyer në një mister të madh.
Nga pamjet duket që avioni rrëzuar nuk avion linje por një “Bombardier E-11A”, i cili përdoret nga ushtria amerikane për të koordinuar komunikimin me ushtarët në zonat luftarake.
Madje, talebanët theksuan se me rënien e avionit kishin vdekur edhe disa pjestarë të CIA-s, por ky është një informacion ende i pasaktësuar.
Nuk dihet ende se sa të vdekur ka nga ky rrëzim dhe nëse avioni ra për shkaqe teknike apo nëse u qëllua nga toka me raketa pasi po fluturonte mbi një zonë që kontrollohet nga talebanët. /abcnews.al