Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rekord shifrash, 178 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit

schedule16:25 - 24 Gusht, 2020

schedule 16:25 - 24 Gusht, 2020

Kjo e hënë ka shënuar dhe shifrën më të lartë të rasteve të reja me koronavirus në vendin tonë. Gjatë 24 orëve të fundit është kryer dhe numri më i lartë i testimeve , ku nga 947 testime të kryera kanë rezultuar pozitiv me Covid 178 persona.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 50 raste në Tiranë, 14 raste në Durrës, 12 raste në Kukës, nga 9 raste në Fier dhe Berat, nga 8 raste në Elbasan dhe Kolonjë, nga 7 raste në Krujë dhe Gramsh, 6 rastë në Vlorë, 5 raste në Shkodër, nga 4 raste në Devoll, Lezhë, Mirditë, Peqin, 3 raste në Kavajë, nga 2 raste në Has, Lushnje, Librazhd, Kamëz, Përmet, Bulqizë, Kuçovë, nga 1 rast në Korç, Mat, Pogradec, Ura Vajgurore, Divjakë, Dibër, Klos, Shijak, Skprapar, Vorë.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se 81 qytetarë e kanë fituar betejën me COVID19 në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 4,413 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 151 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 15 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

LEXO EDHE: Humbin jetën 4 persona nga koronavirusi në vend

Ndërkohë kanë humbur jetën në 24 orë 4 persona duke e çuar në 254 numrin e viktimave.

COVID-19 – Statistika (24 Gusht 2020)
Testime totale 57004
Raste pozitive 8605
Raste të shëruara 4413
Raste Aktive 3938
Humbje jete 254 (Qarku Tiranë 122, Shkodër 35, Durrës 36, Fier 12, Elbasan 11, Korçë 10, Lezhë 8, Kukës 6, Vlorë 6, Dibër 4, Gjirokastër 3, Berat 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 1957
Durrës 513
Shkodër 302
Fier 192
Lezhë 177
Korçë 185
Vlorë 143
Kukës 139
Elbasan 153
Berat 78
Gjirokastër 49
Dibër 50./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!