Rama merr dozën e tretë të vaksinës

schedule11:44 - 2 Dhjetor, 2021

schedule 11:44 - 2 Dhjetor, 2021

Kryeministri Edi Rama ka marrë sot dozën e tretë të vaksinës. Në një prononcim për mediat, Rama u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të bëjnë vaksinën, duke kërkuar që të mos besojnë teoritë konspirative.

“Unë bëra sot dozën e tretë në një zgjedhje të rastësishme. Nuk e kuptoj ndot sesi në shekulli e 21 nuk i besohet shkencës si ka mundës që kjo të jetë lojë dhe asnjë kanal dhe televizion të mos flasë. Të gjitha mediat e botës dhe u është hapur goja atyre që s’kanë asnjë lidhje me shkencën dhe humanizmin.

U është mbyllur goja, po flasin për tu vaksinuar të gjitha akademitë e botës dhe po flet kundër vaksinës një lumë konspiracioni nëpër Facebook. Kjo është skandaloze, mbi të gjitha është të fyesh inteligjencën tënde. Vaksina nuk të mbron nga infektimi, por nga vdekja. Ndërkohë që Austria është mbyllur komplet, ne kemi bërë çmos që të mos ngarkojmë psikologjikisht, por duhet të jemi të qartë, nuk mundet dot ta lmë këtë situatë në rrje3hdje të lirë sepse mbajmë përgjegjësi’” u shpreh kryeministri. g.v/abcnews.al