Rama brenda godinës, Vladimir Gjuta kapet me armë pranë selisë së PS

schedule09:50 - 10 Shkurt, 2020

schedule 09:50 - 10 Shkurt, 2020

Policia ka shoqëruar në mënyrë urgjente pak minuta më parë në komisariat Vladimir Gjutën.

Gazetarja Glidona Daci bën me dije për abcnews.al se ai është kapur i armatosur duke lëvizur pranë selisë së PS në Tiranë, ndërsa nuk ende të dhëna mbi shkakun e shoqërimit dhe nëse prania e tij aty përbënte rrezik për zyrtarët e lartë që ndodheshin në atë moment në zyrat e tyre. Në momentin e ndalimit të Gjutës, në PS zhvillohej mbledhja e Kryesisë së PS.

Gjuta u lirua vetëm pesë ditë më parë nga paraburgimi pasi ishte kapur për dhunimin e një të afërmi me mjete të forta.

Gjatë sherrit ai i shkaktoi dëmtime të mëdha në fytyrë kushëririt të tij duke e goditur e çekiç.

Vladimir Gjuta është akuzuar gjithashtu për vendosje tritoli tek farmacia e babait të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Në atë kohë ai u kap gjatë një operacioni “blic” teksa ishte i maskuar me një paruke në kokë. /abcnews.al