Qëllohet me armë në drejtim të një kompleksi në Maminas, pranë autostradës Tiranë-Durrës. Gazetari Leonidha Musaj raporton për abcnews.al se është qëlluar drejt kompleksit luksoz, i cili është në pronësi të Eugert Lazaj.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, rreth orës 04:05. Burime të gazetarit bëjnë me dije se autorët kanë qëlluar nga një automjet dhe kanë shkaktuar vetëmn dëme materiale.
Mësohet se është qëlluar në derën kryesore dhe ka disa shenja plumbash në vendin e ngjarjes. Policia ka shoqëruar disa persona që po merren në pyetje.
Eugert Lazaj u gjet i vdekur në banesën e tij në zonë e Farkës në Tiranë më 30 korrik, ndërsa sipas grupit hetimor dyshohet se biznesmeni u vetëvra.
Siç njoftoi policia asokohe, dyshohet se Lazaj i dha fund jetës në kushte depresioni. g.v/abcnews.al