Putini merr vendimin ekstrem për zonat e aneksuara, pritet reagimi i Ukrainës

schedule14:00 - 19 Tetor, 2022

schedule 14:00 - 19 Tetor, 2022

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin ka njoftuar se ka firmosur një dekret për vendosjen e ligjit të luftës në katër rajonet e aneksuara nga Ukraina.

Lajmin e bën të ditur agjencia shtetërore e lajmeve Tass.

Lideri rus është aktualisht i pranishëm në një mbledhje të këshillit kombëtar të sigurisë.

Kujtojmë se Vladimir Putin e ka shpallur zyrtarisht aneksimin e 4 rajoneve të Ukrainës në një ceremoni në Moskë.

Aneksimi i provincave lindore dhe jugore nga Rusia vjen pas asaj që Ukraina dhe vendet perëndimore thanë se ishin votime të rreme të organizuara me armë në zonat e pushtuara nga Rusia në Donetsk, Luhansk, Kherson dhe Zaporizhzhia.

Territori që kontrollon Rusia arrin në më shumë se 90,000 km katrorë, ose rreth 15% e sipërfaqes totale të Ukrainës – e barabartë me madhësinë e Hungarisë ose Portugalisë. Në shkurt, Putin njohu pavarësinë e republikave të vetëshpallura të Donetskut dhe Luhanskut. /abcnews.al/