Një bombol gazi ka plasur në një banesë në kryeqytet pasditen e sotme.
Për pasojë ka mbetur i dëmtuar në këmbë një person.
“Më datë 25.07.2020, rreth orës 17:40, në rrugën “Nikoll Keta”, në banesën e shtetasit Z.K., 80 vjeç, ka plasur një bombël e vogël gazi, për pasojë është dëmtuar në këmbë shtetasi Z.K, i cili u dërgua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën .
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë vijojnë puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia./abcnews.al