Një 37-vjeçar është plagosur me thikë paraditen e sotme në zonën e Astirit në Tiranë. Policia njofton se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti me disa persona, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur. I plagosuri është dërguar në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë po punohet për kapjen e autorëve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
“Me datë 07.06.2021, në Astir, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta persona ende të paidentifikuar kanë goditur me një mjet prerës shtetasin F. D., rreth 37 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve”, njofton policia. /mv.abcnews.al