Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Dëmtime në gjoks dhe këmbë, plagoset minatori në Bulqizë, sillet me helikopter në Tiranë

schedule12:51 - 24 Mars, 2021

schedule 12:51 - 24 Mars, 2021

BULQIZË- Një minator është plagosur gjatë punës paraditen e sotme në një galeri në minierën e Bulqizës, e cila po shfrytëzohet nga kompania AlbChrome.

Mësohet se i plagosuri është Edison Beka 31 vjeç dhe është aksidentuar në nivelin e 16 të minierës.  31 vjeçarit i ka rënë një masiv gurësh dhe ka dëmtime në gjoks dhe këmbë.



Shkak i aksidentit dyshohet se ka qenë manovrimi i fadromës brenda në galeri duke dëmtuar strukturën armatike me profile metalike në zonën e Qafë Buallit.

Për shkak të plagëve të marra, minatori është transportuar drejt spitalit të Traumë në Tiranë, me anë të një helikopteri. ABC ka siguruar pamjet e momentit të transportimit të minatorit të plagosur.

Raportohet se i plagosuri megjithëse ka marrë plagë të rënda është jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimore ndodhet në vendngjarje,  po kryen veprimet për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes. E.L/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!