Një 21-vjeçar është arrestuar nga policia pasi pasi ka qëlluar me thikë A.T., 27 vjeç.
Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në Vaqarr të Tiranës, ndërkohë që konflikti mes tyre ka nisur për motive të dobëta. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua thika.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F.Xh, 21 vjeç, pasi në Vaqarr, për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin A.T., 27 vjeç. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua thika”, njofton policia./mv. abcnews.al