Peshkatari korçar shkoi për gjueti por bie “pre”

schedule14:58 - 12 Shtator, 2022

schedule 14:58 - 12 Shtator, 2022

Një person i cili kishte shkuar për të peshkuar në Voskopojë, Korçë, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe ka pësuar djegie në trup.

Burme nga policia bëjnë me dije se më datë 12.09.2022, në fshatin Voskopojë, Korçë, shtetasi A. S., banues në Korçë, duke peshkuar në lumë, gjatë hedhjes së grepit për të peshkuar, grepi ka rënë në kontakt me telat e tensionit të lartë, duke shkaktuar shkarkesë elektrike.

Si pasojë e shkarkesës, shtetasi A. S., ka pësuar djegie në trup. Ky shtetas është transportuar në spital, për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes./Abcnews.al.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!