Zgjidhen 8 gjyqtarët që do të shqyrtojnë ankesat e partive për zgjedhjet e 25 prillit 2021, Dvorani pa fat

schedule17:16 - 8 Shtator, 2020

schedule 17:16 - 8 Shtator, 2020

Pas përcaktimit të datës së zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, që do të zhvillohen më 25 prill 2021, sot Këshilli i Lartë Gjyqësor zgjodhi me short 8 gjyqtarët e Kolegjit Zgjedhor, që do të shqyrtojnë ankesat e partive politike.

Shorti i hedhur te ”Poli i Drejtësisë” u buzëqeshi 5 gjyqtareve dhe 3 gjyqtarëve nga 16 që ishin në garë.

Të gjithë gjyqtarët që ishin në garë e kishin kaluar vettingun, kusht për të marrë pjesë në garë.

Mes emrave të njohur në garë ishte edhe Ardian Dvorani, i akuzuar nga Ilir Meta për procesin e emërimeve në Gjykatën Kushtetuese, por nuk kishte fatin e goglave, të cilat u zgjodhën nga përfaqësues të medias dhe KLGJ-së, duke mbetur jashtë.

Për cdo proces ankimimi nga partitë trupa me 5 gjyqtarë del nga shorti që do të hidhet mes 8 anëtarëve të Kolegjit.  Pas betimit gjyqtarët nisin zyrtarisht detyrën. Mandati i anëtarit të Kolegjit Zgjedhor është 4 vite.

Tetë gjyqtarët që u zgjodhën me short
Sokol Ibi
Manjola Xhaxho
Edlira Petri
Emona Muçi
Asim Vokshi
Gentian Medja
Esmeralda Çeka
Alma Kolgjoka

/db/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!