Sherr në lokal, lushnjari vret pronarin, plagos të birin

schedule01:26 - 3 Qershor, 2021

schedule 01:26 - 3 Qershor, 2021

Dy vrasje brenda pak minutave në Vlorë dhe Lushnje në mesnatë. Pas krimit në qytetin bregdetar, një tjetër ngjarje ndodhi në Lushnje.

Gazetarët e ABC, Xhensila Kodra dhe Aldo Kozarja raportojnë se ngjarja ka ndodhur në fshatin Fieri i Ri në Krutje. Viktima është Rako Qorri 62 vjec, i plagosur djali i tij Kejdi Qorri 31 vjec ndërsa autori është Sofokli Shani 57 vjec, i cili është arrestuar.

Por si ndodhi krimi?

Policia deklaron se rreth orës 23:47 në fshatin Fier i Ri, Lushnjë Shani si pasojë e një konflikti të çastit në lokalin në pronësi të Roko Qorrit, Sofokli Shani ka vrarë me armë zjarri 62 vjeçarin dhe ka plagosur djalin e tij, 31 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve.

Menjëherë shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë kanë shkuar në vendngjarje dhe falë reagimit në kohë dhe punës së mirëorganizuar, bënë të mundur kapjen e autorit të dyshuar të ngjarjes 57 vjeçarin Shani, banues në fshatin Krutje e Sipërme.

Gjithashtu Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit automatik me të cilën dyshohet se autori kreu krimin.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!