E FUNDIT/ Pas nënshkrimit të marrëveshjes, Kosovën do ta njohë një shtet i fuqishëm

schedule17:18 - 4 Shtator, 2020

schedule 17:18 - 4 Shtator, 2020

Fill pas nënshkrimit të marrëveshjes në Uashington, Kosovën pritet ta njohë një shtet i fuqishëm.

Gazetari Berat Buzhala thotë se kryeministrit Avdullah Hoti do t’i telefonojë një nga kryeministrat më të fuqishëm të botës, që do t’ia konfirmojë njohjen e shtetit të Kosovës.

Sipas Buzhalës, ky kryeministër i këtij shteti ka raporte të mira me presidentin amerikan Donald Trump dhe Shtëpinë e Bardhë.

“Në momentin e parë që kjo gjë do të jetë pothuajse zyrtare ne do ta publikojmë këtë njohje, është njëra nga njohjet më të rëndësishme që ka pasur Kosova”, ka thënë Buzhala. /Express

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!