FNSH dhe RENEA zbarkojnë në Bashkinë e Lushnjes, arrestohet kryebashkiaku Fatos Tushe

schedule10:18 - 6 Korrik, 2021

schedule 10:18 - 6 Korrik, 2021

Paraditen e sotme Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) ka finalizuar një operacion masiv në zyrën e ndërmarrjes së pasurive në Bashkinë e Lushnjes. FNSH dhe RENEA kanë arrestuar 10 persona si edhe kryetari i Bashkisë së Lushnjes Fatos Tushe.

Burime bëjnë me dije për ABC se Fatos Tushe dyshohet se ka dhënë leje ndërtimi të paligjshme për subjekte dhe individë të caktuar duke shfrytëzuar pozitën e tij si kryebashkiak i Lushnjes.

Aksioni është ende në zhvillim e sipër dhe nuk bëhen të ditura më shumë detaje. Ndërkohë pritet njoftimi i SPAK në lidhje me urdhër arrestet e firmosura për nëpunës publik e zyrtarë deri te kreu i Bashkisë Fatos Tushe.

LISTA

Flamur Peqini ( Ish kreu i Inspektoriatit të Ndërtimit në Lushnje)

Blerta Turuku

Ani Simoni

Andri Mushaj

Margarita Gjermeni

Bujar Murati

Ibrahim Lami

Xhemal Hasko

Gazment Çela

Bektash Nezha

m.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!