Operacion italo-shqiptar, arrestohet i shumëkërkuari

schedule09:38 - 22 Korrik, 2020

schedule 09:38 - 22 Korrik, 2020

Një operacion anti-drogë i Policisë Italiane dhe asaj shqiptare është finalizuar mëngjesin e sotëm.

Në pranga është vënë një person i shpallur në kërkim në Shqipëri, ndërsa është bërë lokalizimi i një tjetri.

Mësohet se në kuadër të këtij operacioni janë lëshuar disa urdhër-arreste në shtetin italian.

Operacioni po vijon ende, ndërsa nuk ka një reagim zyrtar nga autoritetet e dy vendeve./abcnews.al