Operacioni Forca e Ligjit i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë katër kuksianëve të dënuar për vepra të ndryshme penale.
-Xhevahir Alijaj, banues në Kukës, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”;
-Blendi Axhami, banues në Kukës, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”;
-Zaim Vata, banues në Kukës, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë”;
-Bledar Halilaj, banues në Kukës, i dënuar për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”.
Në njoftim thuhet se këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.
“OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.
OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë”, thuhet në njoftim./abcnews.al