Numërohen votat në disa shtete: Republikanët marrin Floridan, ku udhëheqin Trump dhe Biden

schedule03:17 - 4 Nëntor, 2020

schedule 03:17 - 4 Nëntor, 2020

Vijon numërimi i votave në disa shtete aktualisht, ndërkohë që në Florida është thuajse në përfundim.

Në këtë shtet kyç kandidatët janë me rezultate shumë pranë njeri-tjetrit dhe pritet që rezultati të dalë shumë shpejt.

Trump rezulton se udhëheq në disa shtete, megjithatë këto janë votat e para dhe pritet që një panoramë e qartë të krijohet pas numërimit të 35% të votave.

Abcnews.al sjell në kohë reale rezultatet e numërimit si më poshtë:

Indiana

Siç raporton WP, në shtetin e Indianas janë numëruar deri më tani 6 për qind e votave dhe rezulton se Trump ka marrë 55.3 për qind të tyre, ndërsa Biden ka marrë 43 për qind.

 

Me këtë rezultat Trump del fitues dhe merr 11 votat e elektorale të këtij shteti.

Kentucky

Raportohet se janë numëruar deri më tani 36  për qind e votave në Kentucky, dhe fitues rezulton të jetë Donald Trump me 64.8 për qind të tyre duke marrë paraprakisht të 8 zgjedhësit elektoral të këtij shteti.

 

Florida

Gjithashtu ka filluar edhe nxjerrja e rezultateve në shtetin e Floridas, i cili konsiderohet si kyç për përcaktimin e fituesit. Rezulton se nga numërimi i 84 për qind të votave, rezultati është shumë i ngushtë me Trump dhe Biden që kalojnë shpesh njeri-tjetrin.

 

Pensilvani

Biden udhëheqe ndërkohë në Pensilvani, shtet ky i konsideruar kyç për përcaktimin e fituesit. Megjithatë, në këtë shtet janë numëruar shumë pak vota dhe është shpejt për të projektuar një fitues.

New Hampshire

Trump udhëheq edhe në New Hampshire duke marrë votat e para atje ku janë numëruar vetëm 1 % e votave.

Virginia

Në Virginia janë numëruar 13 % e votave dhe Trump udhëheq me 56.4 për qind, kundrejt 41.7 % të Biden.

Pritet që në minutat në vijim të fillojë numërimi dhe nxjerrja e rezultateve edhe në shtetet e tjera.

New York
Në New York janë numëruar 14 për qind e votave dhe ashtu siç pritej, Biden udhëheq me 77 për qind të votave.

Vermont
Në Vermont udhëheq gjithashtu Biden me 67 për qind, ndërkohë që janë numëruar 45 për qind e votave.

Kansas
Në Kansas udhëheq gjithashtu Biden me 50.6 për qind kur janë numëruar 39 për qind e votave.

Karolina e Veriut

Në Karolinën e Veriut janë numëruar 78 për qind e votave. Në këtë shtet udhëheq Biden me një diferencë të lehtë ndaj Trumpit. Më konkretisht, Biden ka 50.5 për qind kundrejt 47.8 për qind të Trump.

Abcnews.al do të raportojë në kohë reale për rezultatin e zgjedhjeve në SHBA. Vijoni të na ndiqni!

Vijon…

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!