Pacienti hidhet nga lartësia në spitalin Infektiv

schedule12:38 - 10 Nëntor, 2020

schedule 12:38 - 10 Nëntor, 2020

Një pacient 69-vjeçar është hedhur nga kati i dytë i spitalit Infektiv. Policia bën me dije se gjendja e tij është e rëndë.

Abcnews.al mëson se ngjarja e rëndë ka ndodhur në orën 12:35, ndërsa në vendin e ngjarjes ndodhen forca të shumta policie.

Mësohet se pacienti ishte i shtruar prej një jave në spitalin Infektiv, ku po trajtohej për koronavirusin.

Ky është rasti i katërt i hedhjes nga lartësia të personave me Covid-19. Tre rastet e para kanë qenë tragjike. Dy prej të sëmurëve janë hedhur nga spitali “Shefqet Ndroqi“, kurse një tjetër u hodh nga banesa e tij në Tiranë.

Gjatë muajve gusht-shtator, një 65-vjeçar nga Klosi dhe një 29-vjeçar nga Durrësi u hodhën nga spitali “Shefqet Ndroqi” duke ndërruar jetë në vend.

Ndërkohë, pak ditë më parë, një 52-vjeçar i identifikuar si Preng Gjonaj u hodh gjithashtu nga lartësia në spitalin “Shefqet Ndroqi” duke ndërruar jetë.

Po ashtu, një tjetër qytetar u hodh nga lartësia në shtëpinë e tij duke ndërruar jetë.

Abcnews.al do t’ju mbajë të informuar në vijim në lidhje me ngjarjen e rëndë.

Njoftimi i policisë

Tiranë/informacion paraprak.

Më datë 10.11.2020, rreth orës 12:30, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e një spitali shtetasi R.B., 69 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!