Një person ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme në Gjirokastër. Viktima është 56-vjeç me inicialet F. K. dhe vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Policia njofton se rreth orës 20:10 ambulanca ka shkuar në fshatin “Asim Zeneli” për t’i ardhur në ndihmë, por ai në momentin që u dërgua në spital kishte ndërruar jetë.
Nga këqyrja paraprake e trupit, policia thekson se nuk vërehen shenja dhune dhe dyshohet se ka konsumuar medikamente.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./ Abcnews.al