Nga sot deri më 11 Janar duhet të keni test negativ për COVID për t’u futur në Malin e Zi

schedule10:32 - 22 Dhjetor, 2020

schedule 10:32 - 22 Dhjetor, 2020

Prej ditës së sotme (22 Dhjetor) deri në datë 11 Janar 2021  të gjithë ata që do duan të futen në territorin e Malit të Zi duhet të jenë të pajisur me test negativ PCR jo më të vjetër se 72 orë.

Kjo masë e re e vendosur nga ministria e Shëndetësisë në Malin e Zi do të prekë të gjithë shtetasit e huaj, përfshirë edhe ata shqiptarë. Këtyre të fundit do t’i mundësohet transiti i lirë përmes Malit të Zi, duke kontrolluar kohën e hyrjes në vend pa mundësi qëndrimi.

“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme bën me dije se Ministria e Shëndetësisë në Malin e Zi ka prezantuar masa të reja, për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19.

Duke filluar nga data 22 dhjetor e deri më 11 janar 2021, shtetasve shqiptarë, ashtu edhe si shtetasve të tjerë të huaj, u mundësohet hyrja në Mal të Zi vetëm nëse janë të pajisur me rezultat negativ të testit PCR dhe jo më të vjetër se 72 orë.

Ndërsa shtetasve shqiptarë u mundësohet transiti i lirë përmes Malit të Zi, duke kontrolluar kohën e hyrjes në vend, kalimin e pikave të kontrollit dhe daljen nga Mali i Zi, pa mundësi qëndrimi në vend“, njofton MEPJ./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!