Mbyllet sot viti futbollistik në vend dhe me ndeshje për kornizë. Tre ndeshje janë në program dhe gjithçka nis nga ora 16:45.
Teuta përballet me Egnatian dhe fitorja është alternativa e vetme për kampionët në fuqi. Në takimet e tjera të tria rezultatet janë brenda.
Vllaznia-Kukësi është një duel me skuadrave që luajnë futboll të hapur dhe vështirë të parashikohet, kurse në mbrëmje derbi i kryeqytetit do jetë një betejë.
Në atë ndeshje rezultati është shumë i rëndësishëm dhe skuadrat do kenë strategjitë e tyre, për të dalë me pikët e plota në fund. Ky takim nis në orën 19:45. / abcnews.al