Një 85-vjeçarja me Covid-19 ka ndërruar jetë te spitali Infektiv. Numri i viktimave nga koronavirusi në vend ka shkuar në 34.
Ndrëkaq, ministria e Shëndetësisë njofton se e moshuara kishte edhe sëmundje bashkëshoqëruese.
85-vjeçarja vuante nga insuficienca kardiake kronike, fibrillacion atrial dhe hipertensioni, referuar shërbimit infektiv, ndërroi jetë si pasojë e dekompensimit progresiv kardiak dhe pulmonar fatal nga Covid-19.
Njoftimi i plotë:
Ndërron jetë në spitalin infektiv 85-vjeçarja me COVID19, kishte sëmundje bashkëshoqëruese
Mbrëmjen e sotme ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv një paciente 85-vjeçare nga Tirana, e konfirmuar me COVID-19. E moshuara e cila vuante nga insuficiencë kardiake kronike, fibrillacion atrial dhe hipertension, referuar shërbimit infektiv, ndërroi jetë si pasojë e dekompensimit progresiv kardiak dhe pulmonar fatal nga COVID19.
85-vjeçarja me inicialet H.K, nuk arriti dot të mbijetonte, pavarësisht mjekimit intensiv dhe përpjekjeve të stafit mjekësor.
85-vjeçarja është viktima e 34 e COVID-19 në Shqipëri.
Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerës dhe apelon edhe një herë qytetarët të respektojnë rregullat e distancimit social, të shmangin grumbullimet dhe të ruajnë higjienën vetjake, për të mbrojtur veten dhe të tjerët.
/abcnews.al