Ndahet nga jeta aktori i mirënjohur Fuat Boçi

schedule07:35 - 21 Korrik, 2020

schedule 07:35 - 21 Korrik, 2020

Ndahet nga jeta në moshën 89 vjeçare aktori i mirënjohur Fuat Boçi.

Aktori fierak i qindra roleve të njohura ka ndërruar jetë në shtëpinë e tij në qytetin e Fierit. Boçi do të përcillet për në banesën e fundit këtë të martë në orën 12:00.

Rrugën e artit Boçi e nisi qysh në moshë të re dhe është një nga themeluesit e Estrades së Fierit.

Kush ishte Fuat Boçi: 

Fuat Boçi lindi në vitin 1931 në Voshtinë  dhe ne vitin 1938 familja e tij u shpërngul në Fier.

Boçi spikati për talentin e tij si aktor komik dhe si këngëtar në vitet e ushtrisë dhe është një nder aktoret themelues të Estrades së Fierit, me 1957. Ne vitin 1965, vijoi studimet ne liceun artistik “Jordan Misja”, pa shkeputje nga puna.

Boçi ka marre pjesë në rreth 160 premiera duke luajtur mbi 600 role. Ai ka luajtur shume role edhe ne pjesë për femije, në teatrin e kukullave të qytetit. U be thuajse proverbial me Belulin te monologu “A doni me për Belulin”, nivel të cilin e arriti edhe me rolin e Lipe Shtogut të skeci, “Lipja prapa liste” e Pëllumb Kullës.

Boçi mbetet i dashur për publikun edhe në rolet e Zeneli te komedia “Pas vdekjes” e Çajupit, dajua te “Shi ne plazh”, Sotiri tek komedia “Nje budalla e gjysëm”.

Fuat Boçi mban titullin “Qytetar Nderi i Fierit” dhe “Artist i merituar”.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!