“Mund të vraposh, por nuk shpëton dot”: Yuri Kim, mesazh të fortë pas prangosjes së Lefter Kokës

schedule13:18 - 14 Dhjetor, 2021

schedule 13:18 - 14 Dhjetor, 2021

Ambasadorja amerikane Yuri Kim reagoi përmes një postimi në Twitter në lidhje me arrestimin e Lefter Kokës paraditen e sotme në Durrës. Yuri Kim shprehet në Të

Veprimet e SPAK-ut, sidomos këtë javë, tregojnë se askush nuk është mbi ligjin. Mund të vraposh, por nuk mund t’i fshihesh më ligjit. Reforma në drejtësi po jep rezultate konkrete”, shkruan Yuri Kim në Tëitter duke konfirmuar se Reforma në Drejtësi është duke dhënë frytet e saj.

 

Ish-ministri Lefter Koka provoi prangat në duart e tij paraditen e sotme teksa ndodhej në vilën e tij në qytetin bregdetar të Durrësit. Punonjës të policisë shkuan atje bashkë me mandatin e arrestit lëshuar nga SPAK duke i kërkuar Kokës që të shkonte me ta.

Koka u arrestua në lidhje me dosjen e inceneratorëve, ku sipas SPAK ai ka shpërdoruar detyrën dhe ka kryer veprën penale të “korrupsionit pasiv” teksa ishte ministër i Mjedisit. Skandali i inceneatorëve vijon prej vitesh në vend, por duket se Koka është i pari i arrestuar në lidhje me dosjen e bujshme, e cila i ka shkaktuar shqiptarëve një dëm të madh ekonomik.

Mësohet se krahas Kokës janë arrestuar edhe dy persona të tjerë. Për të tre ata do të japë detaje gjatë ditës nëpërmjet një reagimi zyrtar. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!