Moti i keq, trageti përplaset me kalatën në Durrës

schedule15:53 - 9 Dhjetor, 2021

schedule 15:53 - 9 Dhjetor, 2021

Një incident ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në terminalin e trageteve në Portin e Durrësit.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë njofton se rreth orës 01:43, gjatë manovrave për të dalë nga porti, trageti i linjës Bari-Durrës, “RIGEL III”, ka goditur kalatën nr.8, në pjesën e kiç në bordin e djathtë, duke shkaktuar një dëmtim dhe çarje të skafit.

Siç thuhet në njoftim, incidenti ka ndodhur si pasojë e keqfunksionimit të sistemit të transmetimit të komandës.

Autoritet përkatëse morën masat në vazhdimësi, në bashkëpunim me organet e tjera ligjzbatuese në port duke i sistemuar gjatë natës në dhoma dhe qëndrim të sigurt në kalatë në terminal. Njoftohet se Agjencia detare ka kompensuar pasagjerët për biletat që kishin prerë dhe ka mundësuar nisjen e tyre me tragetin “RIGEL 7” sot në mbrëmje!

Është ngritur grupi i punës për hetimin e incidentit të ndodhur. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!