Mjekuan autorin e atentatit ndaj biznesmenëve, gjykata liron dy mjekët

schedule11:09 - 13 Korrik, 2020

schedule 11:09 - 13 Korrik, 2020

Gjykata e Apelit Tiranë, me trupe gjyqësore të kryesuar nga Z. Ridvan Hado, ditën e sotme, ka pranuar ankimet e bëra nga avokatët Arber Hoxha dhe  Dritan Metani, duke u dhënë lirinë mjekëve Viktor Marku dhe Besim Lama, të cilët mjekuan Eduart Lamajn, autorin e dyshuar të atentatit ku u ekzekutuan dy biznesmenët Paulin Gjergji dhe Bujar Lika  në Laç.

Eduart Lamaj ne spital

Masa e sigurimit “arrest në burg” u ndryshua në “detyrim për paraqitje në policinë gjyqësore”.

Burimet bëjnë me dije, që pavarësisht ndryshimit të masës, mjekët përmes avokatëve të tyre, do të bëjnë rekurs në Gjykatën e Lartë, ku do të kërkojnë revokim e masës së sigurimit, e cila do ti hapte rrugën pushimit të çështjes në ngarkim të tyre me pretendimin që fakti nuk përbën vepër penale. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!