Presidenti Ilir Meta është duke zhvilluar një takim me kreun e shtetit të Kosovës, Hashim Thaçi si edhe kreun e AKR-së Behgjet Pacolli.
Burime bëjnë me dije për abcnews.al se takimi është duke u zhvilluar në Gjirin e Lalzit.
Takimi mes tyre ndodh pak ditë para se Hashim Thaçi të paraqitet para prokurorëve të Hagës.
https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/photos/pcb.3152144834831768/3152144491498469/?type=3&theater
Ky është takimi i dytë mes tyre brenda pak javësh.
Në lidhje me takimin reagoi më vonë edhe vetë Presidenti Meta përmes një postimi në Facebook.
“Kënaqësi e veçantë të kisha sot një mik të veçantë si Presidenti Thaçi. Pa diskutim edhe bacën Behgjet. Kaluam disa orë shumë të bukura dhe frymëzuese“, shkruan Meta në Facebook. /abcnews.al

