Flakët kanë përfshirë një ashensor në zonën e mbikalimit të Kamzës në Tiranë duke rrezikuar jetën e banorëve të pallatit. Ashensori ka qenë në katin e shtatë kur janë vërejtur flakët.
Burime bëjnë me dije për abcnews.al se për fat të mirë nuk ka të lënduar, ndërsa banorët janë duke u evakuuar nga godina.
Në vendin e ngjarjes ndodhen forca të shumta zjarrfikëse që po venë flakët nën kontroll.
Policia bën me dije se ashensori ka marrë flakë për shkak të një shkëndije elektrike.
Njoftimi i policisë
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 13:50, tek kthesa e Kamzës, si pasojë e një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në një ashensor, në katin e 7-të, të një pallati, ku ka vetëm dëme materiale.
Sherbimet e Policisë dhe Forcat Zjarrfikse ka bërë menjeherë evakuimin e banorëve dhe po punojnë për fikjen e zjarrit.
Grupi hetimor punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes. /abcnews.al