Mbytet në plazhin e Tales një 58-vjeçar

schedule18:18 - 2 Korrik, 2021

schedule 18:18 - 2 Korrik, 2021

Një 58-vjeçar është mbytur në plazhin e Tales në Lezhë, pasditen e sotme. Sipas uniformave blu ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:35. Viktima është identifikuar si Naim Mustafaj,58 vjeç, banues në Burrel. 58-vjeçari është mbytur teksa është futur në det për t’u larë.

Gazetari Gjergji Figuri raporton se në zonën ku po bënte plazh viktima nuk ka vrojtues, pasi është zonë publike dhe ndodhet në veri të plazhit të Tales. 58-vjeçari është nxjerrë me shenja jete në breg nga pushues të tjerë, por ka humbur jetën 30 minuta me vonë, ndërsa ishte nisur drejt spitalit të Lezhës. Ndërkaq,  policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë.

“Rreth orës 17:35 , në plazhin e Tales, Lezhë është mbytur në det shtetasi N.M.,58 vjeç, banues në Burrel.

Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes,” thuhet në njoftimin e policisë. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!