Mbaron numërimi në Shkodër, Ilir Beqaj mbetet jashtë Kuvendit për 4 vitet e ardhshme

schedule04:51 - 29 Prill, 2021

schedule 04:51 - 29 Prill, 2021

Deputeti socialist Ilir Beqaj nuk ka arritur ta fitojë mandatin për t’u futur në Kuvend në katër vitet e ardhshme. Në orët e para të mëngjesit të enjtes ka përfunduar numërimi i votave për kandidatët për deputetë në qarkun e Shkodrës.

I renditur i katërti në listën e socialistëve në këtë qark, Beqaj arriti të grumbullojë vetëm 3920 vota në këtë qark, ndërkohë që për të thyer herësin i nevojiteshin plot 10 000 vota.

Socialistët arritën të fitojnë tre mandate në Shkodër, konkretisht Edona Bilali, Paulin Sterkaj dhe Benet Beci. Gara përballë kundërshtarëve demokratë që morën 5 mandate, u kushtëzua edhe nga rivaliteti i Partisë së Tom Doshit, që arriti të sigurojë dy vende në Kuvend në këtë qark. /mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!