Nga dita e nesërme kufizimi i lëvizjes do të nisë në orën 20:00. Burime bëjnë me dije për ABC se vendimi është marrë mbrëmjen e sotme nga autoritetet shëndetësore dhe do të bëhet publik në mbledhjen e nesërme të komitetit të ekspertëve.
Mësohet se në lidhje me vendimin janë njoftuar edhe baret dhe restorantet, pronarët e të cilëve pohojnë se vendimi iu është komunikuar verbalisht.
Shtrëngimi i masave erdhi si rezultat i rritjes së ndjeshme të të infkektuarve veçanërisht në javën e fundit kur janë shënuar mesatarisht 1000 raste të reja infektimesh në çdo 24 orë.
Sipas mjekëve shtimi i rasteve në javën e parë të shkurtit është vënë re veçanërisht në grupmoshat e reja./mv.abcnews.al