Masat anti-Covid, Komiteti i Ekspertëve: Vijon pa afat kufizimi i lëvizjes gjatë natës

schedule12:12 - 2 Dhjetor, 2020

schedule 12:12 - 2 Dhjetor, 2020

Komiteti Teknik i Ekspertëve në konferencën e sotme në kuadër të masave kufizuese anti Covid ka vendosur që të lënë në fuqi pa afat masat kufizuese.

Kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Mira Rakacolli është shprehur se në kuadër të rasteve të reja me Covid në vendin tonë do të vijojnë të mbeten në fuqi masat kufizuese edhe gjatë muajit dhjetor.

“Do të vijojnë të jenë të ndaluara grumbullimet me mbi 10 persona në vende të hapura dhe të mbyllura si dhe mbledhjet partiake, tubimet, konferencat, ceremonitë e festave, ceremonitë martesore dhe organizimet e ceremonive morteore përtej atyre familjare. Do të vazhdoje të jetë në fuqi pa afat kufizimi i lëvizjes së qytetarëve nga ora 22:00-6:00, ku përjashtim përbëjnë emergjencat dhe arsyet e punës. Do të vijojë të ketë kufizim të bareve, restoranteve, fast food, nga ora 22:00-6:00, përvecc shërbimit delivery”, tha Rakacolli.

LEXO EDHE: Festat e fundvitit, Rakacolli: Rregullat që do të ndiqen për të festuar jashtë

Ndërkohë shefja e Survejancës dhe Shërbimit të Inteligjencës Epidemike në Institutin e Shëndetit Publik, Eugena Tomini në konferencën e kësaj të mërkure në lidhje me situatën pandemike në vendin tonë është shprehur se gjatë javës së fundit është vënë re një ulje e rasteve të reja me Covid.

Vendi po përballet me një valë të lartë. Vetëm javën e fundit është vënë re një tendencë në ulje të rasteve pozitive përsa u përket infektimeve me Covid 19. Qarku që mban peshën më të madhe është Tirana, Gjirokastra dhe Lezha. Duhet të theksojmë dhe një element të rëndësishëm se java e fundit ka treguar një ndikim tek ulja e shifrave”, është shprehur ajo./abcnews.al