Foto ilustruese
Një aksident ndodhi gjatë ditës së sotmë në Tiranë ku është përplasur me makinë një 4-vjeçare. Po9licia bën me dije se për shkak të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, një 47-vjeçar përplasi me makinë të miturën, e cilat ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spital.
Shoferi u arrestua nga policia dhe tani duhet të japë llogari për akuzën e shkaktimit të aksidentit si pasojë e shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor.
“U arrestua B. M., 47 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi duke drejtuar mjetin e tij, ka aksidentuar një të mitur 4-vjeçare, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, bën me dije policia. /abcnews.al