Një aksident me pasojë vdekjen e një person ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Babunjë në Divjakë.
Një makinë ka dalë nga rruga duke përfunduar në një kanal me ujë dhe për pasojë ka ndërruar jetë shoferi A. Q., 44 vjeç. Tashmë grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
“Në aksin rrugor Divjakë- Pushimi i shoferit, në fshatin Babunjë, shtetasi A. Q., 44 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Ford” ka dalë nga rruga dhe ka rënë në një kanal me ujë, ku për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë. m.v/abcnews.al