Kosova bojkoton Lojrat Olimpike në Pekin

schedule20:53 - 8 Dhjetor, 2021

schedule 20:53 - 8 Dhjetor, 2021

Kosova ka bojkotuar Lojrat Olimpike në Pekin. Mësohet se Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka mbështetur vendimin e SHBA-së për bojkotin diplomatik ndaj Kinës.

Këshilltari i saj për media, Bekim Kupina, ka thënë për mediat në Prishtinë se për shkak të shkeljes së të drejtave të njeriut nga autoritetet kineze, Osmani do t’i bashkohet bojkotit të Lojërave Olimpike në Pekin, pas SHBA-së, Australisë e Britanisë së Madhe.

Bojkoti diplomatik nënkupton se ekipet garuese marrin pjesë në Lojëra, por Presidentja e Kosovës do t’i bojkotojë të gjitha ceremonitë dhe aktivitetet zyrtare për krerët e delegacioneve gjatë Lojërave Olimpike në Pekin. g.v/abcnews.al