Koronavirusi, mbyllet Greqia: Oraret dhe masat e reja që njoftoi Mitsotakis

schedule18:16 - 22 Tetor, 2020

schedule 18:16 - 22 Tetor, 2020

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis sapo njoftoi masat e reja ndaj koronavirusit për shkak të rritjes së rasteve pozitive me koronavirus.

Kreu i qeverisë greke njoftoi ndalimin e lëvizjeve me makinë nga ora 00:30 deri në 05:00 të mëngjesit në zonat e cilësuara si “të kuqe” apo “të verdha” në raport me numrin e rasteve me koronavirus, raporton abcnews.al.

Vala e dytë ka ardhur, është e rrezikshme dhe prek të gjitha moshat“, tha Mitsotakis.

Masa e re do të aplikohet duke filluar nga dita e shtunë.

Së pari, në zonat ku ka një rritje të madhe të rasteve në nivelet 3 dhe 4, pra të konsideruara si “të verdha” apo “të kuqe” do të ketë një ndalim të lëvizjes me makinë nga ora 00:30 deri në 05:00. Sigurisht do të lejohen të lëvizin ata që shkojnë në punë apo kanë urgjenca“, tha Mitsotakis.

Gjithashtu, Mitsotakis njoftoi se maskat do të jenë të detyrueshme në ambiente të brendshme dhe në rrugë për çdo qytetar të Greqisë.

Maska do të bëhet e detyrueshme kudo. Jo vetëm në ambiente të brendshme, por edhe në rrugë. Sepse virusi gëlon kudo, duke mos pritur hyrjen apo daljen nga një restorant. Virusi nuk të pret të të hajë tek dera, nëse do të më lejohej të flisja me zhargonin e të rinjve“, shtoi kreu i qeverisë greke.

Mitsotakis theksoi se deri sa nuk ka dalë vaksina, e vetmja zgjidhje është maska.

E përsëris, deri sa të dalë vaksina, do të jetë maska vaksinë. Nëse një qytetar është i infektuar dhe një tjetër jo dhe mbajnë maskë të dy, atëherë shansi i infektimit ulet“, tha ai.

Greqia shënoi sot 882 raste të reja me koronavirus gjatë ditës së sotme, ndërsa humbën jetën 15 persona. /abcnews.al