Një mjek kirurg në spitalin e Beratit ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Mësohet se mjeku i moshës 40-vjeç është dërguar me urgjencë në spitalin Infektiv.
Gjendja e tij është përkeqësuar për shkak se ai vuan edhe nga diabeti.
Drejtoria e Shëndetit Publik në Berat dhe Inspektorati i Higjienës kane dezinfektuar Repartin e Kirurgjise ne Spitalin e Beratit.
Ndërkohë stafi mjekësor në repartin e kirurgjisë tashmë janë në pritje të tamponit./abcnews.al