Portieri dhe kapiteni i kombëtares sonë, Etrit Berisha ka rezultuar pozitiv për Covid-19, pas testit të kryer ditën e djeshme. Lajmin e bën të ditur klubi i tij, SPAL, që tregon gjithashtu se Berisha nuk ka pasur kontakte me pjesën tjetër të skuadrës që pas grumbullimit me kombëtaren.
Berisha ka qenë i karantinuar gjatë këtyre ditëve në shtëpinë e tij, sipas rregullave të autoriteteve mjekësore ne Ferrara. Në tamponin e kryer së fundmi, që duhej të ndodhte para bashkimit me skuadrën, Berisha ka rezultuar i infektuar.
Lajm i keq për gardianin e kombëtares sonë, që gjatë javëve të fundit ishte në superformë dhe ndihmonte SPAL vazhdimisht për të arritur rezultate pozitive. /abcnews.al