Trajleri përplas për vdekje efektiven e sigurisë portuale në Durrës

schedule15:50 - 7 Janar, 2021

schedule 15:50 - 7 Janar, 2021

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në portin e Durrësit. Një trajler ka përplasur për vdekje një 25-vjeçare, efektive e sigurisë portuale. Viktima është Artineda Haskasa. Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të saj.

Ndërkohë drejtuesi i mjetit tip “Trajler”, 39-vjeçar me iniciale F.K. është shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme.

“Më datë 07.01.2021, në orën 15:30, në lagjen nr.3, Durrës, në ambientet e portit, shtetasi F. K., 39 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Man”, trajler, ka aksidentuar Artineda Haskasen 25 vjeçe, e cila për pasojë ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!