Shtatë persona, mes tyre kryeplaku i fshatit janë arrestuar nga policia në Kryezi të Tiranës për kultivim kanabisi dhe armëmbajtje. Hetimi ka zgjatuar katër muaj.
Të arrestuarit;
- Lulzim Cullhaj 55 vjeç, për veprën penale ‘’Kultivim i bimëve narkotike’’ Organizator i kultivimit të bimëve narkotike në territorin e fshatit Kryezi.
- Dashamir Hasanaj 34 vjeç, për veprat penale ‘’Kultivim i bimëve narkotike’’, ’’Mbajtja pa leje dhe prodhim i armëve , armeve shperthyese dhe i municionit’’, ‘’Shpërdorim i detyrës “.
- Erdit Muca21 vjeç, për veprat penale ‘’Kultivim i bimëve narkotike’’, ’’Mbajtja pa leje dhe prodhim i armëve , armeve shperthyese dhe i municionit’’,
- Alfred Muca 31 vjeç, për veprën penale ‘’Kultivim i bimëve narkotike’’.
- Kadri Gjoshi 32 vjeç, për veprat penale ‘’Kultivim i bimëve narkotike’’, ’’Mbajtja pa leje dhe prodhim i armëve , armeve shperthyese dhe i municionit’’,
- Gert Gjoshi 36 vjeç, për veprën penale ‘’Kultivim i bimëve narkotike’’.
- Xhemal Hidri 32 vjeç, për veprat penale ‘’Kultivim i bimëve narkotike’’ , ’’Mbajtja pa leje dhe prodhim i armëve, armeve shperthyese dhe i municionit’’.
Të arrestuarit në bashkëpunim me njeri- tjetrin kanë kultivuar në territorin e fshatit Kryezi të rrethit Tiranë, një numër të konsiderueshëm bimësh narkotike të cilat sipas policisë u asgjësuan me djegie gjatë operacionit policor.
Nga kontrolli i ushtruar në banesat e tyre dhe gjate ushtrimit të kontrollit personal u konstatuan dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale katër armë zjarri, një armë gjuetie, municion luftarak si dhe 11 telefona të ndryshëm, konkretisht, një kallashnikov, dy pushkë, një pistoletë dhe një çifte.
Nga hetimet e kryera rezultoi se këta të arrestuarit dyshohet të jenë edhe autorë të tentativës për kultivim po në këtë fshat në vitin 2020. Materialet procedurale do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale ‘’Kultivim i bimëve narkotike’’ , ’’Mbajtja pa leje dhe prodhim i armeve , armeve shperthyese dhe i municionit’’, ‘’Shpërdorim i detyrës “./ Abcnews.al