Ndihmoi “Habilajt” për trafikun e drogës, dorëzohet në polici Jaeld Çela

schedule17:45 - 16 Maj, 2020

schedule 17:45 - 16 Maj, 2020

Ish-shefi i Polcisë së Vlorës Jaeld Çela është dorëzuar në Policinë e Tiranës pasditen e sotme. Ish-drejtuesi i Policisë së Vlorës është dënuar me 3.4 vite burg me akuzën e “shpërdorimit të detyrës”, gjë e cila sipas prokurorisë ka ndihmuar trafikimin e lëndëve narkotike nga Shqipëria në Itali.

Abcnews.al mëson se ai u dorëzua në polici bashkë me avokatin e tij.

Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi dënimin e Çelës me akuzat “grup i strukturuar kriminal” dhe “shpërdorim detyre” , ndërsa Gjykata e Krimevë të Rënda vendosi të rrëzojë akuzat ë rënda duke marrë në konsideratë vetëm akuzën “shpërdorim detyre” për të cilën dha dënimin me 5 vite burg. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, Çela është dënuar me 3.4 vite burg. Me të njëjtën akuzë u dënua edhe ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, por ndaj tij u dha një dënim më i lehtë siç ishte 3.4 vite shërbim prove.

Lexo edhe: Zbardhet dëshmia e Jaeld Çelës pas dorëzimit: Prokurorët më donin “bashkëpunëtor” të Tahirit

Pas dorëzimit Jaeld Çela ka shpërndarë një komunikatë për mediat duke theksuar se nuk është dorëzuar deri më tani pasi ishte i bindur për pafajësinë e tij dhe se deri më tani ndaj tij është hedhur baltë.

Deklarata e plotë

Vendosa të paraqitem përpara trupit gjykues në këtë fazë të dhënies së drejtësisë.
Në këto 2 vite nuk i jam bindur një mase denigrimi ndaj meje (që prokurorët e kësaj çështjeje e quajtën masë sigurimi).
Nuk më udhëhoqi në këtë veprim instikti i lirisë, por arsyeja dhe respekti për punën që kam bërë në mëse 17 vite në strukturat e Policisë së Shtetit.

Më udhëhoqi:
-Respekti për punonjësit e shumtë të policisë, vartës, kolegë dhe eprorë, me të cilët kam shërbyer vetëm bazuar në ligj;
-Arsimimi dhe formimi im si Punonjës Policie dhe si një njeri që po i nëpërkëmbej e drejta;
-E mbi të gjitha respekti dhe dashuria për familjen time, së cilës mund t’i kërkoj ndjesë vetëm pse isha bashkëkohës me një sistem drejtësie që nuk interesohet të japë drejtësi me vendimet e tij, por të performojë politikisht, përmes tyre.

Nuk shkova në paraburgim edhe për një arsye tjetër: Do të “zhgënjeja” gjithë ata të fajshëm që Ligji Penal, synon përveçse t’i ndëshkojë, edhe t’i ndreqë, pasi kjo e dyta do dukej e parëndësishme, meqë në burg mund të hysh edhe kot.

Kam qenë dhe mbetem i bindur në pafajsinë time sepse ajo mbështetet mbi të vertetën, drejt së cilës duhet të shkojë drejtësia….
Përgjatë gjithë kësaj periudhe mbi emrin tim është hedhur baltë nga të gjithë ata që kurrë nuk më kanë njohur, që kurrë nuk kanë pasur dëshirën të njohin të vërtetën dhe që e kanë gjithmonë të lehtë të ngrenë gishtin dhe të nëpërkëmbënin “prenë” e radhës.

Prokurorët më donin “bashkëpunëtor” të ish-Ministrit Tahiri, ndërkohë që isha vartës dhe bashkëpunëtor në shërbim tē Ligjit.
Më kanë akuzuar si bashkëpunëtor të disa individëve që jo vetëm nuk i njoh dhe as parë ndonjëherë por që janë ndjekur penalisht dhe arrestuar kur unë isha nën drejtimin e Policisë së Qarkut Vlorë.
Në 57 fashikujt “të ashqëtuajtur voluminozë” emri im nuk rezulton askund, as në përgjime, as në bisedat e të hetuarve, as në ndonjë shkeljë procedurash apo ligji… përkundrazi shfaqet vetëm në shkresat që kam firmosur për të arrestuar dhe ndjekur penalisht shumë prej këtyre personave…
Në këtë proçes, pa asnjë dyshim të arsyeshëm, asnjë fakt e aq më pak provë, prokurorët (në këtë rast, inkuizitorët) një “provë: e dhanë..: se sa i rëndësishëm është reformimi i drejtësisë, të mos stonojë me emrin që ka, të kërkojë dhe japë drejtësinë.

Së fundi, edhe po i falenderoj prokurorët pasi gjithë ai privim lirie që më detyruan të kaloj, shoqëruar me mbështetjen e njerëzve të mi, qindra punonjësve të ndershëm të policisë, shokëve e miqve, më bënë të kuptoj se paska një gjë edhe më të rëndësishme se sa që njerëzit të të duan: që ata të të BESOJNË.
Besimi që patën të gjithë në pafajësinë time, qe oksigjeni dhe arësyeja se përse do eci përpara.

Jam krenar për të gjithë vitet që shërbeva në strukturat e Policisë së Shtetit, ku kam dhënë më të mirën time në të gjitha shkallët e karrierës mbështetur në ndershmërinë, humanizimin dhe profesionalizmin e lartë në kryerjen e detyrave të mia në shërbim të qytetarëve të vendim tim..

Përgjimet

Transkiptimi i  komunikimeve dhe përgjimet e mbërritura nga autoritetet italiane me letër porosi kanë bindur hetuesit shqiptarë se Jaeld Cela, Gjergj Kohila dhe ish efektivi Sokol Bode janë të përfshirë në kultivimin dhe trafikun e narkotikëve duke ndihmuar me postet që kanë pasur në polici trafikantët.

Përgjimet kanë zbuluar se Taulant Haxhiraj i cili sot është në akuzë nga kriemt e rënda dhe në pritje të dënimit asokohe përgjatë 2016-ës njoftohej me telefon se ishte në hetim nga krimet si dhe shërbimi informative shtetëror kishte kontrolluar parcelat e tij.

Ky grup kriminal rezulton se kultivimin e kanabisit e bënte në toka shtetërore dhe për garancinë e mosprekjes nga policia paguante 30 % e faktuar kjo në përgjimet telefonike sin ë rastin e bisedës mes Agushit dhe Aliej.

Taulant Haxhiraj me kodin Agushi “Agushi: Shteti më jep garanci të plotë në Kuc, më jep këtë gjë po skam njeri atje. Atje e ka vëllai me drejtorin të sigurt.

Aliej: Ai ka për të ngrënë zogj të keqen vllai, si ka për të bërë punë. Agushi” Më tha ai Në Kuç vij sat ë duash 30 % këtyre, dhe hajd ti them vëlla, po spo gjej tokë. Ka vajt një nga Vlora në Kuc që u ka dhënë leje ky dhe një nga Fieri. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!