Italia nuk rrezikon me Coronavirusin, ndërpritet për 1 muaj futbolli

schedule21:41 - 3 Mars, 2020

schedule 21:41 - 3 Mars, 2020

Italia nuk do të ketë asnjë eveniment sportiv për plot 1 muaj. Siç raporton gazetari i njohur italian, Tancredi Palmeri, Komiteti i Specialistëve Shkencorë, të urdhëruar nga Kryeministri i Italisë, ka vendosur të ndërpresë çdo eveniment sportiv për muajin e ardhshëm.

Ndikim direkt në futboll, pasi për 1 muaj, nuk do të zhvillohet asnjë ndeshje, duke filluar që nga gjysmëfinalja e Kupës së Italisë nesër, mes Juventusit dhe Milan./abcnews.al