Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Tjetër humbje për artin/ Covid-19 i merr jetën piktores së njohur Lumturi Blloshmi

schedule14:24 - 27 Nëntor, 2020

schedule 14:24 - 27 Nëntor, 2020

Covid-19 merr një tjetër jetë mes figurave të shquara të artit shqiptar. Lumturi Blloshmi piktorja e njohur shqiptare e cila prej 20 ditësh po trajtohej në Spitalin Infektiv ka mbyllur sytë përgjithmonë ditën e sotme.

Ajo u nda nga jeta në moshën 76-vjeçare duke lënë pas një vepër të madhe në artin dhe pikturën shqiptare. Të gjitha vitet e jetës ia dedikoi pikërisht profesionit që ishte kthter në pasionin e saj më të madh.

Lumturi Blloshmi u diplomua për pikturë në Institutin e Lartë të Arteve. Ajo ka hapur disa ekspozita në vend, veçanërisht para viteve ’90. Blloshmi do të mbahet mend si ndër të parat artiste që eksperimentuan performancën dhe instalacionin në Shqipëri./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!