Leonard Toçila, pas tamponit të bërë një ditë më parë, ka rezultuar i prekur me COVID-19. Toçila është trajner i skuadrës së Gramshit, një zonë ku rezultojnë të prekur 10 persona në 24 orët e fundit.
Sipas asaj që raporton gazetari Aldo Kozarja, në karantinë janë futur një pjesë e stafit teknik të skuadrës së Gramshit.
Ata kanë qenë në kontakt të afërt me teknikun, teksa skuadra e Gramshit përgatitet për sezonin ri futbollist në Kategorinë e Dytë. / abcnews.al