Infektohet me COVID-19 futbollisti i kombëtares shqiptare

schedule15:39 - 12 Shtator, 2020

schedule 15:39 - 12 Shtator, 2020

Ylber Ramadani, mesfushori i kombëtares shqiptare, ka dalë pozitiv me COVID-19. Lojtari i Vejle BK, i cili luan në Danimarkë, do të humbasë ndeshjen e parë të kampionatit.

Jacob Kreger, drejtues teknik i ekipit, e ka konfirmuar faktin që mesfushori është i infektuar. Gjendja e tij është e mirë dhe momentalisht është i izoluar.

Ramadani është pjesë e rëndësishme e Vejle, skuadër më të cilin po nis sezonin e katërt në Danimarkë. Mesfushori është edhe pjesë e Shqipërisë, kurse në Superiore ka veshur fanellën e Partizanit. /abcnews.al