I riu palestinez bie nga lartësia në Selitë, dërgohet me urgjencë në spital

schedule18:22 - 1 Korrik, 2020

schedule 18:22 - 1 Korrik, 2020

Një 17-vjeçar nga Palestina me iniciale M.I. ka rënë nga lartësia në Selitë. Policia njofton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:50.

Ai është dërguar në spital dhe tashmë ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Nuk dihet gjendja e tij shëndetësore, si dhe as rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja.

“Më datë 01.07.2020, rreth orës 16:50, në Selitë, ka rënë nga lartësia, shtetasi i mitur palestinez, me iniciale M.I., 17 vjeç, i cili u dërgua në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!